Një sfidë për Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) të Ballkanit Perëndimor për të arritur integrimin e tyre me studentët, akademinë, organizatat e të mësuarit, agjencitë sociale, industrinë dhe qeverinë për të diskutuar -dhe kërkuar- zgjidhje për të arritur modernizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL).
Pedagogjia Universitare, e zhvilluar kryesisht përmes funksionimit të Qendrave për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie (QMM), përbën një shtyllë kryesore për zbatimin e Fushës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Qëllimi i projektit MAGNET është të krijojë një konsorcium të Instituteve të Arsimit të Lartë të Ballkanit Perëndimor (IAL) për të ndarë shqetësimet mbi Pedagogjinë Universitare dhe për të krijuar një rrjet që do të adresojë sfidat e kalimit drejt një kuture mësimdhënieje dhe mësimnxënieje aktive, ndërvepruese dhe me në qendër studentin në IAL-të të Ballkanit Perëndimor.
MAGNET synon të zhvillojë një rrjet për Pedagogjinë Universitare në Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përmes transferimit të njohurive nga vendet që kanë QMM funksionale në të gjitha vendet partnere. Objektivat kryesore të MAGNET përfshijnë transferimin e njohurive, themelimin e QMM-ve brenda çdo IAL, prodhimin e materialit edukativ për seminare për stafin akademik dhe krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm - BALKANETUP (Rrjeti Ballkanik për Pedagogjinë Universitare).
Rezultatet e tij mund të përmblidhen në