Njoftim për shtyp. Takimi hapës i Projektit MAGNET Erasmus+ Aleksandropoli 16-18 Shkurt 2023
Takimi i parë hapës i projektit trevjeçar MAGNET (ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-1 | Nr. i Projektit 101083006) u zhvillua me sukses më 16 dhe 17 shkurt 2023 në Aleksandropoli, Greqi. Ky projekt është bashkë financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+ për Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë.
Koordinatori kryesor i projektit është Universiteti “Demokriti” i Thrakës, me Prof. Asoc. Katerina Kedraka në rolin e Koordinatores Shkencore. Projekti përfshin 12 universitete nga 8 vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Qëllimi kryesor i MAGNET është zhvillimi i Pedagogjisë Universitare përmes themelimit të Qendrave për Mësimdhënie dhe të Nxëni (CTL) në institucionet partnere dhe krijimi i një platforme rajonale – Rrjeti Ballkanik për Pedagogji Universitare (BALKANETUP) – për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.
Gjatë takimit u planifikuan aktivitetet kryesore të projektit dhe u përcaktuan procedurat administrative për të siguruar zbatimin e rregullt dhe në kohë të detyrave.
Më 18 shkurt 2023, pjesëmarrësit morën pjesë në një Workshop të organizuar nga Qendra për Mësimdhënie dhe të Nxëni e Universitetit “Demokriti” të Thrakës, gjithashtu në Aleksandropoli. Kjo ngjarje u krijoi mundësi partnerëve ndërkombëtarë të zhvillojnë sinergji dhe bashkëpunime me përfaqësues të universiteteve greke dhe koordinatorë të strukturave përkatëse.
Takimi i radhës do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në shtator 2023.